BIOGRAFIA

Lindur: 09. Janar 1979Librazhd
Shenja e horoskopit: Bricjapi

Fillimi im në skenën muzikore ka qenë në moshën 5 vjeçare në koncerte dhe festivale për fëmijë. Gjithashtu kam qenë pjesëmarrëse në shumë aktivitete kulturore. Në moshën 10 deri 14 vjeçare kam studjuar për mandolinë. Gjatë kësaj periudhe ka qenë transferimi im për Tiranë me familjen time, ku jeta atje do të ishte një periudhë e vështirë për mua dhe familjen time. Kjo për arsye se Tirana ishte qytet i madh për tu amjentuar dhe për të zënë shoqëri të reja.

Në vitin 2001 kam marrë pjesë në festivalin e pranverës dhe pas disa muajsh kam nisur pregatitjet e albumit tim të parë në studion "FAF" të punuar nga Fabian Asllani. Në 2002 doli ky album i titulluar "Mashkull i hutuar". Në këtë album kishte dy videoklipe. E para ishte një baladë me titull "Pres që të kthehesh" e xhiruar në studion e BBF, ndërsa e dyta ishte kënga me ritme amerikano latine "Mashkull i hutuar" i xhiruar në Prishtinë me produksionin "Bravo". Kënga "Mashkull i hutuar" më hapi dyert për njohjen time me publikun dhe koncertet që i kisha me rradhë në Shqipëri sidomos Maqedoni dhe Kosovë. Gjatë kësaj kohe unë kam marrë pjesë në disa festivale: si Top Fest, Nota Fest dhe Poli Fest. Ku në këtë të fundit kam marrë një çmim interpretues. Në vitin 2005 nxorra një videoklip të ri me titull "Vetëm me ty" i kompozuar nga Gramoz Kozeli dhe tekst të Gjergj Jorgaqit. Mund të them që kjo këngë është pritur mirë nga publiku shqiptar.

Në vitin 2006 në Janar doli dhe albumi im i dytë i titulluar "Provokimet" gjithashtu dhe videoklipi i ri i titulluar po prap "Provokimet". Kjo këngë më bëri shumë të njohur dhe të dashur për publikun, sepse kjo këngë kishte tekst dhe një muzikë të goditur për rininë tonë. Teksti është shkruar nga tekstshkruesi më i mirë i Maqedonisë Avni Qaili dhe kompozimi nga Darko. Albumi im i dytë mund të them se pati shumë sukses nga i prai dhe këtë gjë e treguan koncertet dhe aktivitetet e shumta.
   
          designed by shkupi.com